Report TV - Frekuencat numerike,Qeveria 5 mln euro për disa media, Sala: Vendim i drejtë!

2017-07-04 1

TIRANË- Drejtori i Autoritetit të Mediave Audivizive (AMA), Gentjan Sala ka vlerësuar të drejtë shpërblimin nga qeveria për pronarët e mediave që kalojnë transmetimin në frekuencat numerike.

Qeveria ka dhënë 5 milionë euro për pronarët e mediave, ndërsa Sala theksoi se ky shpërblim ishte i nevojshëm pasi ka kosto kalimi numerik.

?Ka një kosto të jashtëzakonshme dhe minimalja do të ishte që shteti t?i ndihmojë. Do t?i paguhet nga shteti 1 vit qeraja tek rrjeti numerik TVSH?, tha Sala.

Masa e kompensimit financiar do të jetë minimalisht 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe financohet nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1. Në çdo rast, kjo masë nuk tejkalon shumën prej 10% të vlerës së arkëtueshme të të ardhurave nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1.
Ky fond i jepet, në formën e transfertës, Autoritetit të Mediave Audiovizive, për t?u përdorur për kompensimin financiar sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Free Traffic Exchange