Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara dhe sipas deputetes Majlinda Bregu, Partia Demokratike nuk ka asnjë interes politik për të mosm i shkuar deri në fund kësaj reforme. E ftuar në Tonight Ilva Tare, Bregu tha se vettingu po përdoret si alibi për të justifikuar dështimet e qeverisë ndërsa theksoi se procesi është bllokuar për shkak të mungesës së kandidaturave. Ndërkohë Deputeti socialist, Ervin Bushati tha se nëse kjo reformë do të kryhej përpara 2 viteve, sot nuk do të ekzistonte as problemi i manipulimit të votave.
Në studion e Tonight Ilva Tare, deputetja, Majlinda Bregu tha se nuk është Partia Demokratike që nuk e do reformën në drejtësi, por megjithatë nuk ka asnjë interes politik që kësaj reforme të mos i shkohet deri në fund. Bregu tha se Vettingu po përdoret për të justifikuar dështimet e qeverisë, ndërsa theksoi se procesi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së kandidaturave
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bregu-ne-tonight-pd-nuk-ka-interes-per-bllokimin-e-vettingut/