Basha: Kemi mbështetjen e Washington -it për zgjedhjet e lira

2017-07-04 1

Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin se opozita ka marrë mbështetjen e Washington -it për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në ditën e 38 të protestës, kreu i demokratëve ka shuar zërat për një tërheqje të mundshme të opozitës, duke i kujtuar kundërshtarit të tij politik kushtin e panegociueshëm, krijimin e një qeverie teknike.

Basha tha se opozita nuk do të pranojë një drejtësi të kapur nga Kryeministri Rama. Miqve dhe armiqve ndërkombëtarë, siç i cilësoi ai, u kujtoi paktin kushtetues të 22 Korrikut, të prishur sipas tij në mënyrë të njëanshme nga kreu i qeverisë.

Pas bashkëbisedimit për atë që opozita e cilëson si 'afera CEZ', kreu i opozitës u takua dhe me aleatët, të cilët përmes një deklarate të përbashkët konfirmuan unanimisht vendimin për mos regjistrimin si subjekte zgjedhore në KQZ deri në arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë.

Tv Klan