Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Email
Tre anëtarë të familjes Abdiu në qytetin e Burrelit kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndijë elektrike.
Zjarri ka arritur të dëmtojë të gjithë orenditë shtëpiake. Kryefamiljarja Lindita Abdiu thotë se së bashku me dy fëmijët është strehuar tek të afërmit, ndërsa vetë është e pafuqishme nga ana financiare për ta riparuar banesën. Ajo apelon për ndihmë.
Lindita Abdiu: Kam shku tek njerëzit e mi. I kam bërë thirrje pushtetit vendor që të më strehojë për pak kohë derisa të më jepet një ndihmë që të rregulloj shtëpinë. Shkaku i djegies ka qenë energjia elektrike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjet-banesa-nena-me-dy-femijet-ne-qiell-te-hapur/