Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I dënuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj është marrë ne pyetje nga hetues grekë në lidhje me disa ngjarje të ndodhura në Athinë në kohen kur ai kishte jetuar atje. Por mesohet se i dënuari ka refuzuar të japë sqarime duke pohuar se nuk kishte lidhje me to. Sinanaj është I dënuar në shqiperi me 30 vite burg.
Pas krimeve në Shqipëri i dënuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj merret në pyetje dhe nga autoritetet greke.
Tre oficerë të policisë së gjyqësore të Athinës kanë kanë zhvilluar një seancë pyetje me të dënuarin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ne lidhje me disa ngjarje të ndodhura në Greqi në kohën kur ai ka jetuar atje.
Grupi i hetuesve dhe ekspertëve nga vendi fqinj donin ta pyesnin Sinanajn në lidhje me një ngjarje kriminale, shpërthim të ndodhur në Selanik.
Por mësohet se përgjigjia e Sinanajt ka qenë e shkurtër dhe refuzuese, duke pohuar ?Nuk kam lidhje me asnjë ngjarje kriminale në Greqi?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oficeret-e-policise-greke-marrin-ne-pyetje-julian-sinanajn/