Report TV - Pasurohet lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2017

2017-07-04 1

Listës së barnave të rimbursueshme i shtohen edhe 30 medikamente të tjera. Këshilli administrativ i fondit miratoi dhe publikoi listën e re të barnave.

Lista e shtuar e barnave ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve veçanërisht sëmundjet tumorale, sëmundjet kardiake dhe sëmundjet e diabetit.

Barnat dhe indikacionet përkatëse që janë shtuar për tu rimbursuar si më poshtë:
Barna anti diabetike dy, një bar kundër obezitetit për pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjike, një bar për shërbimin e Pediatrisë për Mukopolisakaridozë tipi VI, barna kardiologjike të cilat e çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në kombinime të ndryshme, janë gjashtë, barna për shërbimin e nefrologjisë janë katër.