Report TV - Sejko: Edukimi financiar zbut pabarazinë ekonomike në shoqëri

2017-07-04 0

Në ceremoninë e nisjes së Javës Globale të Parasë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rëndësinë e parasë dhe përfshirjes sa më të gjerë të tyre në sistemin ekonomik e financiar të vendit.

Ai tha se tha se promovimi i kursimit dhe edukimit financiar i shërben jo vetëm stabilitetit financiar të vendit, por, është një mjet që zbut pabarazinë ekonomike në shoqëri.