Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe partia e Angela Merkel, CDU, një partner i Partisë Demokratike, pozicionohet kundër bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve parlamentare nga opozita.
Përmes një letre të mbërritur në selinë e demokratëve, e siguruar nga Shqiptarja.com, cila mban datën 23 mars, zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, i kërkon Lulzim Bashës të heqë dorë nga rruga e bojkotit të zgjedhjeve.
Në letrën e Jung sqarohet se CDU pajtohet me shqetësimet e opozitës për shitblerjen e votës, por shton gjithashtu se bojkoti nuk është zgjidhje në një kohë kur Brukseli pret zbatimin e Reformës në Drejtësi.