VLORE- Një automjet i Policisë së Shtetit në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërsa ishte në lëvizje ku për pasojë janë djegur disa uniforma.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:05 në aksin rrugor pranë ?Burgut të Ri?, ku makina me targë ?Policia 0021? ka marrë flakë.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit.
Automjeti po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.