Rama viziton nesër Francën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama niset mëngjesin e së martës drejt Francës, për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut Bernard Cazeneuve. Takimi, i cili do të zhvillohet në orën 16.00, pritet të përqendrohet tek marrëdhëniet mes dy vendeve, procesi i integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria e Tiranës. Më herët gjatë kësaj të hëne, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim organizativ me koordinatorët e kryesisë në qarqe. Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar vazhdimin me intensitet të lartë të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ndërsa në mbledhjen e grupit parlamentar, është vendosur që deputetet të votojnë të enjten në seancë paketën e ligjeve të reformës në drejtësi, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Por Balla I kujtoi edhe opozitës të mos flasë ne emër të ndërkombëtareve. Balla ka ritheksuar pozicionin zyrtar të PS-së se nuk ka për të pasur shtyrje të zgjedhjeve politike të 18 Qershorit. Madje ai i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e kësaj gare elektorale, ashtu sikurse e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kavajë.