Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti Taulant Balla i bën apel opozitës të vijë në Kuvend të enjten për të votuar ndryshimet në Kodin e Procedurës penale, Kodin Penal dhe një sërë ligjesh të cilat janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
A do ti ketë maxhoranca votat për të kaluar kodet të enjten?
Taulant Balla pasi doli nga mbledhja e grupit PS deklaroi: ?Maxhoranca sigurisht që i ka votat për të vazhduar miratimin e tyre, por është një moment i mirë për të ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e veta përfaqësuese përkundrejt asaj pjese shqiptare që i ka besuar mandatet e tyre në Kuvend të vijnë të votojnë ligje shumë të rëndësishme sikurse janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal të cilat do të intensifikojnë më tek luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo të keqe tjetër të shoqërisë tonë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-fton-opoziten-te-votojme-te-enjten-ligjet-e-reformes-ne-drejtesi/