Report TV - Korçë, grabitet një banesë pronari: Po festonim fejesën e djalit

2017-07-04 0

KORÇË- Teksa familjarët po festonin fejesën e djalit, banesa e tyre në fshatin Kamenicë ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të grabisin një sasi të konsiderueshme parash por edhe disa dokumente që ndodheshin në kasafortë.

Në një prononcim për Report TV, pronari i shtëpisë Nizami Vezati është shprehur se në shtëpi kishte lënë dy shokët të djemve të tij për ta ruajtur, por grabitësi i kishin lidhur dhe dhunuar djemtë. Ai ka bërë apel Policisë që të arrestojë sa më shpejt autorët/

"Në banesë ndodheshin dy shokë të djemve për të ruajtur banesën. Dy persona njeri me kallash dhe tjetri me levë ishin futur në banesë, kishin lidhur dhe dhunuar djemtë morën lekët kasafortë dhe më pas ishin larguar. Nuk më interesojnë lekët por veprimi dhe dhuna ndaj familjes sime. Apel të kapen sa më parë autorët", u shpreh Vezati.

Free Traffic Exchange