http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në fund të muajit maj, Parku Olimpik i Tiranës do të hapë dyert për të gjithë të apasionuarit pas sporteve.Teksa inspektoi punimet e fundit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë që ka për qytetin jeta kulturore dhe sportive.?Ky është një financim i përbashkët i Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare, i cili do të përfundojë brenda muajit maj. Më në fund, pas 60 vitesh, do të kemi një pallat të ri sporti. Kjo do të mundësojë që edhe në pallatin e sportit ?Asllan Rusi? të fillojmë një projekt të ri, që Tirana të ketë të paktën dy pole sportive?.Duke kujtuar gjendjen në të cilën ndodhej ky park kohë më parë, Veliaj falenderoi kryeministrin Rama dhe Ministren e Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla, për këtë investim. ?Sot më shumë njerëz merren me sport, kemi qindra fëmijë që janë futur në ekipe sportive, në futboll, basketboll, volejboll, dhe kthimi i Tiranës te sporti meriton edhe një kthim te një infrastrukture cilësore sportive. Jam shumë entuziast që përtej disa kantiereve shumë të rëndësishëm si Pazari i Ri, sheshi ?Skënderbej?, stadiumi ?Qemal Stafa? dhe ?Bulevardi i Ri?, po investojmë edhe në infrastrukturën sportive sepse njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt e pllaka. Por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, e mbi të gjitha edhe me sport?. Pas hapjes së kompleksit ku do të zhvillohen një sërë ndeshjesh miqësore mes Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit, Veliaj tha se ka nisur puna për dizenjimin e pishinës olimpike dhe investimi për Kopshtin Zoologjik.