http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banesa e Nizami Bezatit, 53 vjeç, nga fshati Kamenicë i Korçës, është grabitur nga dy persona të maskuar, gjatë natës duke u gdhirë e hëna.Bezati tregon se ne momentin e ngjarjes ai dhe familjarët e tjerë ishin në një lokal, duke festuar fejesën e djalit. Maskat sipas tij kanë dhunuar dy të rinj që ai i i kishte lënë të ruanin shtëpinë, e më pas kanë marrë 1 milion leke që ndodheshin në kasafortë.Policia dyshon se autorët e grabitjes kanë patur dijeni për mungesën e familjarëve në shtëpi, e po ashtu edhe për sasinë e lekëve në kasafortë. Kjo pasi, pronari i shtëpisë ka edhe një biznes duralumini në zonë.