Rama: Harrojeni qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmes videomesazhit javor në facebook kryeministri Rama është munduar t?i bëjë të qartë opozitës se ai vijon ta cilësojë të pamundur krijimin e qeverisë teknike ose shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas kreut të qeverisë mazhoranca dotë bëjë çfarë të ketë në dorë duke e ftuar opozitës në bashkëbisedim për të dhënë garancitë për zgjedhjeve të lira dhe ndërshme duke parashikuar edhe ndërhyrje në ligjin zgjedhor. Rama tha se nuk janë as çadrat dhe as partitë që vendosin kur do të bëhen zgjedhjet. Ai u tregua i prerë në fjalën e tij se qeveri teknike dhe shtyrje zgjedhjesh nuk do të ketë, dhe se në zgjedhjet e datës 18 qershor do të marrin pjesë të gjitha forcat politike me hir ose pa hir.Thirrja ime; bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që duhet. Të dialogojmë për gjithçka që kemi në dorë. PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo nga çadra e Partisë Demokratike. Me dinjitetin e Shqipërisë ne nuk luajmë. E shkuara nuk do të përsëritet më. E ardhmja do të vendoset më 18 qershor. Vetëm populli do të mund ta vendosë me votë.Kryeministri Rama i ka kërkuar Partisë Demokratike që të rishohë vendimin për Kavajën.