Nis plotësimi i lëndëve me zgjedhje për maturantët - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse jeni te pavendosur per orientimin e studimeve te larta, keni edhe pak ore kohe për ta bere këtë. Per te gjithe maturantet e këtij viti ka nisur plotësimi i formularit A1, ku përcaktohen dy lendet me zgjedhje, njëherësh dhe drejtimi qe do te marrin ne universitet shkencor ose shoqëror. Drejtues te Agjencisë Kombëtare te Provimeve tregojnë se ky proces kryhet vetëm ne ambientet e shkollave nen monitorimin e mësuesve.Çdo drejtori arsimore ka datat e përcaktuara per plotësimin e formularit te lendeve me zgjedhje. Me mbylljen e afatit nuk ka me mundësi per t?u rihapur procesi. Plotësimi i formularit A1 do te kryet deri ne 5 prill. Pas kësaj date, 5 dite afat është lene për ish-maturantet per te caktuar edhe ata lendet me zgjedhje. Ndërkohë Ministria e Arsimit po shqyrton propozimet e shkollave te larta për disa ndryshime per pranimet ne Universitete. Ajo qe do te mbetet e pandryshuar është mesatarja mbi 6, si kusht për te aplikuar per ne shkolle te larte, si dhe numri i preferencave te maturanteve qe edhe këtë vit do te jete po 10-te.