Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule pretendon se Edi Rama ka humbur shumicën.
Në një prononcim për mediat nga Korçë, ai tha se numrat në Parlament janë thjeshtë formalë dhe kryeministri e jo opozita po bëhet pengesë për zgjedhjet e lira e të ndershme në Shqipëri.
"Qeveria me shumicën formale në Parlament është minorancë në shoqëri. Përditë edhe më tepër, qytetarët shqiptarë distancohen nga qeveria e dështimit perfekt të Rama. Zgjedhjet e vitit 2015, zgjedhjet e para të administruara nga Rama, ishin hapa prapa krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.
Opozita nuk do të bllokojë dhe ashtu sikur deri më sot që nuk ka këputur asnjë gonxhe dhe nuk ka thyer asnjë xham, nuk do të ndërmarrë asnjë veprim me nocion negativ", u shpreh Dule.