Rama në 20-vjetorin e Otrantos: Tradhti Kombëtare të mos votosh Vetting-un

2017-07-04 2

20-vjetori i tragjedisë së Otrantos ku 105 persona humbën jetën pasi anija që morën, në kërkim të një jete më të mirë përtej Adriatikut u mbyt. Për kryeministrin Rama është një tjetër rast për të këmbëngulur për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi.

E këtë rast reformën e kërkon për të dënuar krijuesit e piramidave financiare.

?Fajtorët e asaj tragjedie përveç dy kapitenëve, nuk janë ndëshkuar. Se nuk ishin ata fajtorët po piramidat që kishin bekimin e shtetit që i vunë flakën Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është tradhti kombëtare që mos votosh për klikën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Që lënë karburantin që ka blloku Lungomaren si çadra në bulevard që ka blloku reformën në drejtësi?, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë e sheh si tradhti kombëtare bllokimin e Vetting-ut dhe gishtin e fajësisë e drejton nga çadra e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në aktivitetin e organizuar nga këshilltari i kryeministrit për diplomacinë kulturore, ishin të ftuar veç familjarëve të viktimave të marsit ?97 në Otranto, ambasadori italian përfaqësuesi i qytetit të Brindizit, Giuzeppe Markiona i cili u nderua me titullin Qytetar Nderi i Vlorës për mikpritjen që i bëri emigrantëve që vinin nga Shqipëria në ?91./ TV KLAN

Free Traffic Exchange