Bashkia e Tiranës do i propozojë Këshillit të Ministrave marrjen e një vendimi kombëtar për të ndaluar me ligj qeset plastike. Nga njësia Farkë, gjatë aksionit ?Të pastrojmë Tiranën në një ditë? , Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se duhen politika më të ashpra për të mbajtur pastër qytetin.
Sipas materialit të shpërndarë nga zyra e Bashkisë, Veliaj tha së do të ashpërsohen gjobat për ndotësit e ambienteve.
?Është shumë e rëndësishme që të kemi disa politika të rrepta: Do t?i propozoj Këshillit Bashkiak që të shkojmë në masa edhe më drastike për ndalimin e qeseve në Tiranë dhe sigurisht, do i propozoj qeverisë Rama që ashtu si në të gjitha vendet moderne, kryesisht ato të BE, por edhe disa vende në Afrikë, të shkojmë drejt një vendimi kombëtar për të ndaluar me ligj qeset plastike, të cilat janë ndotësi kryesor i qytetit tonë.
Nuk mbarojnë gurët, llaçi e tullat që pastrojmë nga rrugët. Ka vende depozitimi për këto inerte, që mund të bëhen në mënyrë më të civilizuar dhe jo në çdo cep rruge. Dua t?u bëj një thirrje të gjitha gomisterive, se kemi vënë disa gjoba të rrepta e do vijojmë t?i vëmë, për gomat e lëna nëpër rrugë. Aksioni vullnetar për pastrimin e vendit u shtri në të 24 njësitë e kryeqytetit?, u shpreh Veliaj./ TV KLAN