Fushata “Ora e tokës” nëpër botë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtesa ikonë në të gjithë botën u zhytën në errësirë mbrëmjen e së shtunës për të shënuar Orën e Tokës, një fushatë që zhvillohet prej 10 vitesh për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet e klimës. Kulla Eifel në Paris, Kremlini në Moskë, Akropoli në Athinë, Empire State Building në SHBA ishin mes ndërtesave dhe monumenteve në më shumë se 7 mijë qytete të 170 vendeve në të gjitha kontinentet, që nga disa minuta deri në 1 orë shuan dritat. Edhe në Australi, ku nisi kjo fushatë nga organizata Fondi Botëror për Ruajtjen e Natyrës, (World Wildlife Fund) dritat u shuan në ndërtesën e famshme të Operas. Synimi ishte të tërhiqet vëmendja për ngrohjen globale, pasi në tre vitet e fundit temperatura në Tokë ka shënuar rritje.