http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
20 vite më parë Otranto, anija ?Kateri i Radës? me të cilën tentuan të largohen 115 persona nga Shqipëria, u përplas me një luftanije italiane. Si pasojë humbën jetën 24 të zhdukur e 81 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë, rreth 30 milje larg brigjeve italiane. Për kryeministrin Edi Rama, tragjedi të tilla nuk duhen harruar kurrë, për të kuptuar rëndësinë e shtetformimit. E kushti parësor sipas tij, është drejtësia. Por, reformimi i sistemit të kapur nga korrupsioni, pengohet nga çadra e opozitës. ?Përpjekja për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi, duke ngritur një bunker në mes të bulevardit që gjykatësit e prokurorët e korruptuar të mos kalojnë nga filtri i vetingut, që do ndajë këtë epokë pandëshkueshmëria nga epoka që kemi për detyrë të hapim për fëmijët tanë.? Kreu i qeverisë theksoi se reforma do të ndajë pjesën e kaluar të sistemit nga njerëzit me integritet. Por mbi të gjitha do afrojë më shumë vendin me Bashkimin Europian. Ndaj në këto kushte, tha Kryeministri zgjedhjet e 18 Qershorit nuk vendosin se kush do të qeveris vendin, por si do jetë Shqipëria në të ardhmen.