http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bullgarët po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që shihen me interes.Beteja është mes socialistëve që synojnë të përmirësojnë raportet me Rusinë dhe partisë Gerb të qendrës së djathtë, me qëndrim properëndimor. Një fitore e socialistëve do të zemëronte partnerët europianë të Bullgarisë.Sipas sondazheve partia Gerb e ish-kryeministrit Boiko Borizov, ka një epërsi të lehtë ndaj socialistëve, 31 me 29 përqind, që megjithatë kanë shënuar rritje në popullaritet që pas zgjedhjes se kandidatit të tyre Rumen Radev president në nëntor.Megjithatë pritet formimi i një qeverie koalicioni, ku vendimtare shihet një parti nacionaliste.Ish-kryeministri Borisov dha dorëheqjen vitin e kaluar pas fitores së Radev, duke e çuar vendin për herë të tretë në zgjedhje brenda 4 vitesh.Partia e Borisov ka mbështetur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për rolin e saj në krizën ukrainase. Por socialistët e drejtuar nga Kornelia Ninova kanë premtuar të votojnë kundër vazhdimit të sanksioneve.Shumë bullgarë ndjejnë afërsi me Rusinë, pasi Bullgaria mbetet një destinacion popullor për rusët, qe pushojnë në plazhet e Detit të Zi, ndërsa furnizohet me energji nga Moska. Vendi mbetet me i varfri brenda unionit dhe me probleme me korrupsionin.