http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç ndërrimit te orës, e diela e fundit e marsit ne Tirane ishte dhe dita e pastrimit nga mbeturinat. Dhjetëra punonjës te Bashkisë, vullnetare dhe pak banore, ishin pjese e aksionit qe këtë fundjave u përqendrua ne periferitë e Tiranës. Nisur nga situata e ndotjes qe gjeti ne terren, kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se do t?i kërkoje qeverise nje ligj per ndalimin e përdorimit te qeseve ne rang vendi. Duke kritikuar neglizhencën e banoreve per gjendjen e rende te mjedisit përtej pragut te shtëpisë, Veliaj u kërkoi banoreve te kontribuojnë duke i hedhur mbeturinat ne vendet e përcaktuara. ?Është shuam e rëndësishme që ne të kemi disa politika shumë të rrepta dhe duke filluar nga java që vjen, supermarketet do të vënë një pagesë modeste për qeset, kjo jo për të rikuperuar koston, por për të krijuar një barrierë edhe psikologjike, për t?u kujtuar njerëzit që më mirë të mos e marrin fare se sa ta ndotin. Do t?i propozoj këshillit bashkiak që ne të shkojmë në masa edhe më drastike për ndalimin e qeseve në Tirana edhe sigurisht do t?i propozoj qeverisë Rama që ne të shkojmë si vendet moderne, që kanë marrë një vendim kombëtar për të ndaluar me ligj qeset plastike që janë ndotësi kryesor për qytetin tonë?. Aksioni i pastrimit këtë fundjave është fokusuar ne 13 pika periferike te kryeqytetit, ne Farke, Vaqarr, Petrele, Preze dhe shume zona te tjera qe këtë sezon jane te vizitueshme edhe nga turistet e huaj. Ne sasinë e madhe te mbeturinave qe është e grumbulluar gjate pastrimit dominojnë mbetjet inerte dhe qeset plastike. Vetëm keto te fundit kërkojnë qindra vite per t?u shpërbëre ndaj dhe masat qe propozohen per përdorimin e tyre janë drastike.