Ora News – Rama nga Vlora: S’ka çadër që ndal vettingun dhe reformën në drejtësi

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot sërish opozitën se po mban peng reformën në drejtësi përmes bllokimit të ligjit të vettingut.
Duke folur nga Vlora në ceremoninë përkujtimore në 20 vjetorin e tragjedisë së Otrantos, Rama theksoi se nuk ka çadër që ndalon vettingun.
Edi Rama: Si ajo pikë karburanti më e rëndësishme se interesi publik në bulevardin e ri të Bregut të Vlorës është dhe çadra në mes të bulevardit atje në Tiranë që i ka zënë rrugën popullit për të parë më në fund gjyqtarët dhe prokurorët që i kanë pirë gjakun popullit për 25 vjet, që të shkojnë prapa hekurave dhe jo të rrinë para popullit me çekiç në dorë dhe të vrasin drejtësinë sa herë u vjen mundësia që të bëjnë padrejtësi në këmbim të parave.
Fakti që reforma në drejtësi nuk është një çështje politike dhe vettingu nuk është një çështje partiake por mishërimi i një aspirate 25 vjeçare që përputhet sot me interesin kombëtar dhe publik, ashtu nuk ka pikë karburanti dhe çadër që e ndal. Të reformosh këtë vend ëhstë një detyrim për të mos lejuar që fëmijët e sotëm të Shqipërisë të paguajnë pasojat e mosreformimit që i paguan fëmijët që lindën pas regjimit. Ata që sot janë 25 vjeçarë, të cilët kanë llogari të pamerituara me të ardhmen për shkak të së shkuarës.
Në aktivitet merrnin pjesë familjarë të viktimave, përfaqësues diplomatikë, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe lokal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nga-vlora-ska-cader-qe-ndal-vettingun-dhe-reformen-ne-drejtesi/