Ora News – Përkujtohet në Livadhja 196- vjetori i Festës Kombëtare të Greqisë

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është përkujtuar sot në Livadhja, bashkia Finiq, 196 ? vjetori i Festës Kombëtare të Greqisë. Përveç banorëve të ftuar në festime ishin edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, përfaqësuesi i kryeministrisë, Alket Hyseni, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputeti i PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek.
Kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo ka falënderuar për pjesëmarrjen dhe ka uruar gëzuar festën. Ai solli në vëmendje të pjesëmarrësve në këtë festë, historinë e luftës së Greqisë për Pavarësinë Kombëtare.
?Jam shumë i mallëngjyer që për herë të parë që gjendem në një festë kombëtare jashtë shtetit tim dhe nuk mund të dalloj nëse jam në Greqi apo jashtë shtetit?, tha zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis.
Festojmë sot 25 marsin ditën e lirisë, ditën e pavarësisë. Kjo është një festë e madhë për gjithë grekët në mbarëbotën, ka thënë kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perkujtohet-ne-livadhja-196-vjetori-i-festes-kombetare-te-greqise/