Ora News – Veliaj: Legjislacion për ndalimin e qeseve dhe emancipimin e njerëzve

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Blerja e qeseve plastike nga konsumatorët, duket se do të jetë vetëm hapi i parë i Bashkisë së Tiranës që synon në finale heqjen e tyre me ligj nga qarkullimi.
Veliaj: Nga java që pason, 3 prilli, supermarketet kryesore do të vënë një pagesë modeste për qeset, jo për të rikuperuar koston por për të krijuar një barrierë edhe psikologjike, për tu kujtuar njerëzve se më mirë është të mos marrin fare qesen sesa ta ndosin. Do ti propozoj këshillit bashkiak që ne të shkojmë dhe në masa më drastike për ndalimin e qeseve nga Tirana. Do ti propozoj qeverisë Rama që ne të shkojmë si gjitha vendet moderne, kryesisht ato të BE, por dhe vende në Afrikë, që kanë marrë një vendim kombëtar për të ndaluar me ligj qeset plastike të cilat janë ndotësi kryesor i qytetit tonë.
Deklaratën Veliaj e bëri gjatë aksionit ?Të pastrojmë Tiranën në një ditë?, ku tha se Bashkia parashikon marrjen e disa vendimeve emancipuese në të ardhmen e afërt.
Veliaj: Do vazhdojmë me gjobat dhe inspektimet por sigurisht dhe me një legjislacion si vendimet e këshillit bashkiak ashtu dhe një lobim pranë qeverisë që të marrim disa vendime emancipuese të rëndësishme. Më mirë të hapim një debat të tillë sesa të mendojmë si do pastrojmë me aksione. Kjo është e paqëndrueshme.Ky do jetë një vit që do ti japim zgjidhje definitive çështjes së landfillit të Sharrës në Tiranë, duhet të gjejmë një mënyrë avangardë si shumë vende të tjera në rajon. Pas histeri dhe pa politizuar gjithçka ne na duhen disa vendime që nuk u morën në administratën e kaluar.
Fokusi i pastrimit të sotëm ishin zonat rurale. Veliaj u bë pjesë e aksionit në një prej shtigjeve në Farkë ku promovohen turistët që vinë me biçikleta për të bërë atë që quhet shtegu i gjelbër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-legjislacion-per-ndalimin-e-qeseve-dhe-emancipimin-e-njerezve/

Free Traffic Exchange