Ora News – Grabitja e 3.2 mln dollarëve në Rinas, për gjykim 6 policët privatë

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës i ka dhënë fund hetimit të pjesës së parë të dosjes për grabitjen e ndodhur në Qafë-Kashar në 9 shkurt të këtij viti. 6 punonjësit e sigurimit teknik që shoqëronin valutën nga një banke e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar do të gjykohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë në Prokurorinë e Krimeve të rënda vijojne hetimet për ekzekutorët e vjedhjes.
Rreth 50 ditë pas vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve që po transportoheshin për në Rinas, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgon për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar.
Të pandehurit akuzohen për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, në bashkëpunim.
Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja, kishin për detyrë që të kryenin transportin me dy automjete të monedhave të ndryshme në valutë nga selia e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku paratë do të imbarkoheshin në avion, sipas rregullave në fuqi.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke bërë të mundur që agresorët të merrnin paratë dhe të largoheshin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-e-3-2-mln-dollareve-ne-rinas-per-gjykim-6-policet-private/