Report TV - Premtonte lirimin e të dënuarve ja sekserja që mori 43 mijë euro

2017-07-04 1

Duke mashtruar se ishte nusja e djalit të një ish-ministri, kishte lidhje me Gjyqtarë të Krimeve të Rënda ata të lartë dhe ishte juriste e zonja 30-vjeçarja, Amarilda Leka, ka mundur të marrë 42 500 euro nga të afërmit e të arrestuarve për krime të ndryshme.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pretencën ndaj Lekës e cila me premtimin se do t'i lironte nga burgu familjarët e të mashtruarve u kërkonte atyre shuma të ndryshme parash, të cilat ua ka marrë përgjatë vitit 2015.

Për Amarilda Lekën, të hetuar me masën e sigurisë arrest me burg Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg me akuzën e ?Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë?.

Free Traffic Exchange