Report TV - Pika kufitare në Seman mungesë infrastrukture,godinat drejt shembjes

2017-07-04 0

Pika kufitare vëzhguese në zonën e Semanit ka nevojë për ndërhyrje urgjente për sa i përket infrastrukturës.

Kjo pikë kufitare që ka varësi nga drejtoria kufitare e Vlorës, kontrollon një vijë bregdetare prej 15 kilometrash, por gjendja e saj flet qartë për mungesë investimesh prej vitesh.

Rreth 20 metra larg vijës bregdetare bien në sy dy godina të amortizuara, që janë gati të shemben.

Godinat janë të rrethuara nga shkurre dhe barishte, ndërsa zona ku ndodhet radari i vendosur në një shtyllë metalike, po gërryhet gradualisht nga erozioni.

E vetmja tabelë që ndalon hyrjen ë ambientet e postës është e ndryshkur.

Policët e këtij shërbimi jashtë kamerës shprehen se ?qendra kufitare ndodhet prej kohësh në këtë gjendje, por askush nuk ka marrë masa?.

Qëllimi I kësaj pike kufitare është të kap çdo sinjal të anijeve ose avionëve që shkelin këtë hapësirë bregdetare , por gjendja aktuale vë në dyshim funksionimin e saj.

Free Traffic Exchange