Partia Socialiste ka listuar 6 kandidatura të mundshme për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të 7 majit për drejtimin e Bashkisë së Kavajës, pas shkarkimit të Elvis Rroshit si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.
Asambleja e PS-së për Kavajën ka propozuar Kryesisë së partisë për vendimmarrje këta emra: Idajet Camema, Dorian Murati, Megi Katroshi, Klodian Shehu, Ilir Gjuzi dhe Silvana Daja. Kandidatja e fundit, e cila është kandidatja më potenciale, është gruaja e kryetarit të PS-së, Gentian Daja.
Për të mos influencuar garën e brendshme të Partisë, Daja ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra partiake dhe e ka njoftuar atë publikisht. ?Miq, sapo mbaroi mbledhja e Asamblesë Socialiste të Kavajës ku u propozuan 6 kandidate për Kryetar Bashkie një ndër të cilat edhe bashkëshortja ime, Silvana Daja. Nisur nga ky propozim për të mos ndikuar jam i detyruar të dorëhiqem nga detyra e Kryetarit të Partisë Socialiste Kavajë. Dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë mbështetësit në Kavajë, Golem, Synej, Luz i Vogël dhe Helmas.