Grabitet farmacia tek Rruga e Kavajes - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona të maskuar grabitën mbrëmjen e së shtunës një farmaci në rrugën e Kavajës. Autorët të armatosur kanë hyrë në farmaci rreth orës 19.00 dhe kanë kërcënuar me armë zjarri punonjësen e farmacisë. Nga të dhënat e para mësohet se grabitësit kanë marrë xhiron ditore të farmacisë, 15 mijë lekë të reja.Pas grabitjes, autorët janë larguar në disa rrugica, duke përfituar kështu edhe nga errësitra. Nga të dhënat e deritanishme të policisë autorët kishin mbuluar kokën me kapele dhe shall të zi për të mos u identifikuar nga punonjësja, por edhe kamerat e sigurisë që gjenden pranë vendit të ngjarjes.Ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve, blutë e kryeqytetit kanë ngritur postblloqe për të kapjen tyre.

Free Traffic Exchange