Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit, ka vendosur kritere ekstraligjore për aplikantët e institucioneve të reformës në drejtësi veçanërisht për vettingun. Kritika erdhi nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Vasilika Hysi, në studion e lajmeve të Ora News, ndërsa nuk i sheh problem burimet njerëzore në implementimin e reformës në drejtësi. Protestën e opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike, Hysi e sheh si firkë ndaj vettingut dhe përpjekje për të bllokuar reformën.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Vasilika Hysi, kritikoi Avokatin e Popullit për vendosje të kritereve ekstraligjore për aplikantët e institucioneve të reja të drejtësisë çka ka sjellë sipas saj problem për konstituimin e vettingut. Hysi, thotë se burimet njerëzore nuk janë problem për zbatimin e reformes në drejtesi, pasi sipas saj ka plot indivitë që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hysi-vendosi-kritere-ekstraligjore-per-aplikantet-e-vettingut/