Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i sapo kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se ka marrë mbështetje poltike nga ekipi i presidentit Trump jo vetem për kauzen për qeveri teknike por dhe per të fituar zgjedhjet parlametare. Në çadrën e lirisë, Basha tha se nga takimet me zyrtaret e lartë amerikanë është inkurajuar për qëndresën e qytetarëve per garantimin e zgjedhjeve të lira.
I spakthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takime të mbajtura larg syrit të publikut, Lulzim Basha, në çadrën e protestës së opozitës para kryeministrisë, u shpreh i bindur ne fitoren e kauzës së tij poltike për qeveri teknike. Basha tha se në këtë beteje ka mbështetjen e pakursyer të bashkëpuntorëve të presidentit Trump.
Basha, numëroi para protestuesve tri mesazhe të rëndësishme që siç tha ai vijnë nga takime me kongresmenë, senatorë dhe drejtues politik në Shtëpinë e Bardhë.
Në çadren e lirisë , Basha bashkebisedoi me juristë dhe studentë për raportin e deparatamentit amerikan te shtetit për situatën e drogës në vendin tonë, ndërsa tha se beteja e opozites për largimin kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qevrise teknike është në faze finale. Basha u shpreh optimist në fitimin e kauzës, dhe kjo sipas tij fale qendreses së qyetarëve dhe mbeshtetjes ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-percjell-ne-cadren-e-lirise-mesazhet-e-washingtonit/