Ora News - Sot festa kombëtare. Incidente në Athinë, Selanik e Patras

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të festës kombëtare të Greqisë, që kremtohet më 25 mars, në dy qytetet kryesore të vendit, Athinë dhe Selanik, janë shënuar trazira dhe përleshje midis grupeve anarkiste dhe forcave të policisë.
Në zonën rreth Universitetit Politeknik të Athinës, anarkistët sulmuan me gurë dhe bomba molotov njësitë e forcave speciale të policisë, që janë të dislokuara aty gjatë gjithë 24 orëshit.
Policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.
Për shkak të incidenteve në rrugën Patision që nis nga sheshi Omonia, ishte ndaluar deri në orët e para të mëngjesit qarkullimi i mjeteve.\

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/rajoni/sot-festa-kombetare-incidente-ne-athine-selanik-e-patras/

Free Traffic Exchange