Ora News - Rikthehet paniku në Greqi, shuma të mëdha parash tërhiqen nga bankomatët

2017-07-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthehet paniku dhe pasiguria për paratë e depozituara në banka tek qytetarët grekë. Në dy muajt e parë të vitit 2017 nga bankat kanë rrjedhur 4 mld euro dhe nga 132mld euro që ishin depozitat në dhjetor 2016, sot totali i depozitave në bankat greke ka shkuar 128 mld euro. Vonesat me negociatat për marrjen e një kësti tjetër kredie ka shkaktuar këtë gjendje, ndërsa ekspertët flasin për dy skenarë në një të ardhme të afërt.
Negociatat e qeverisë greke me kreditorët vazhdojnë të jenë temë e ditës në Greqi. Një temë që gjithashtu ka një amplifikim ndërkombëtar, për shkak të deklaratave të njëpasnjëshme që shkëmbehen mes të dy palëve, ndërsa ekipi i kontrollit, që ka mbetur në histori me emrin ?trojka?, ende nuk dihet se kur do të rikthehet në Athinë.
Mbyllja me sukses e negociatave është kushti kryesor që Athina të marrë një tjetër këst të kredisë prej 86 miliardë eurosh që iu akordua para dy vjetësh, në kuadër të një programi tjetër të shpëtimit të vendit. Kontrata e qeverisë Tsipras me kreditorët përmban reforma të dhimbshme, një pjesë e të cilave janë realizuar. Por Athina reziston për marrjen e masave të tjera shtrënguese, siç kërkon Brukseli. Kjo është dhe arsyeja që negociatat shtyhen pa fund dhe megjithë optimizmin e palës greke, partnerët ndërkombëtarë thonë se ende mbetet shumë për të bërë deri në kyçjen e marrëveshjes. Vonesa në negociatat ka filluar tashmë të krijojë një gjendje pasigurie, e cila më së pari është pasqyruar në sektorin bankar, ku deri më tani kishte pasur një stabilitet relativ.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/rikthehet-paniku-ne-greqi-shuma-te-medha-parash-terhiqen-nga-bankomatet/

Free Traffic Exchange