Hetimet për Elvis Rroshin, problem letër-porositë nga Italia

2017-07-04 1

Hetimet për ish-kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit kanë mbetur në vend. Prokuroria e Tiranës prej disa kohësh është pritje të letër porosive nga Italia ku sipas hetuesve rezulton të jetë i dënuar për përdhunim. Kjo ka bërë që prokuroria të shtyjë afatin e hetimeve dhe të presë informacionet.

Elvis Rroshi u arrestua në muajin qershor të vitit të kaluar për falsifikimin e formularit e të dekriminalizimit dhe fshehje të te dhënave që tregojnë se ai ka qenë i dënuar në Itali. Sipas prokurorisë Elvis Rroshi nuk ka deklaruar një dënim të dhënë në mungesë nga gjykatat italiane për përdhunim. Po ashtu, sipas akuzës, ai është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran në vitet 1993 dhe 1995, dhe nuk ka deklaruar arrestimin në gusht të vitit 1997 në Zvicër.

Pavarësisht pretendimeve te prokurorisë Rroshi ka mohuar akuzat duke sqaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit dhe procedimit të Itali.

Tv Klan