Rama: “Çadra” s’mund të ndalë vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vetingu do te zbatohet pavarësisht qëndrimit te opozitës. Këtë te shtune, lideri i mazhorances Rama, ka vendosur qe kafen e mëngjesit ta pije me disa pensioniste, duke u shpjeguar atyre edhe procesin me te rëndësishëm te reformës ne drejtësi, vetingun. Kryeministri ka theksuar se PD po përdor per te bllokuar reformën, faktin qe komisionet e vetingut jane ndërtuar me përfaqësim te barabarte mes opozitës dhe mazhorances. ?Kjo ka qenë pika që ne ia dhamë për kompromis. E përdorin për të bllokuar. E këtu janë zbuluar edhe me partnerët. Sepse partnerët, qoftë amerikanë, qoftë gjermanët kanë negociuar këtë kompromis dhe faktikisht me kompromisin që kanë marrë, që s?ka pasur kurrë 20 e ca vjet opozita me qeverinë, ata abuzojnë e thonë nuk vijë. Por unë po ju them që ne nuk e lëmë këtë gjë në mëshirë të çadrës. Se si, se qysh, hap pas hapi do e zgjidhim. Por kjo nuk diskutohet që ata nuk kanë për ta bllokuar këtë punë. Pastaj nëse do këmbëngulin, në 18 qershor kanë për të marrë një përgjigje do tu vijnë mend rrotull?. Rama ka sqaruar se se shpejti vetingu do te vije ne parlament për t?u votuar. Ndersa ne lidhje me presidentin e ri, procedura per zgjedhjen e se cilit pritet te nise ne muajin prill, Rama deklaroi se do te tentohet konsensus edhe pse mazhoranca i ka votat. ?Ndonëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje?. Kryeministri është ndalur edhe tek akuzat e opozitës per kultivimin e kanabisit, duke sjelle ne vëmendje se si u soll PD ne pushtet me Lazaratin e duke theksuar vullnetin e qeverise për ta luftuar këtë fenomen. Sipas Rames edhe raportet ndërkombëtare kane faktuar përpjekjet e qeverise ne luften kundër drogës.