Prokuroria: kush e porositi pajisjen e përgjimit? - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Yoram Frig Izraeliti i cili u ndalua një ditë më parë me një pajisje e cila dyshohet nga prokuroria se ka kryer përgjime të paligjshme është lënë i lirë. Mësohet se 51 vjeçarit i është mbajtur pasaporta deri në verifikimin e plotë të pajisjes elektronike. Burime pranë organit të akuzës thanë se ajo do i nënshtrohet ekspertizës ndonëse 51 vjeçari nuk ka dhënë shumë detaje. Pas seancës së pyetjeve në ambientet e policisë së Tiranës 51 vjeçari ka thënë se në asnjë moment s?ka përgjuar në Shqipëri, por pajisja që ai disponon bën fjalë për bllokimin e aparateve të tjera përgjuese në vendin ku instalohet. Sipas tij, pajisja elektronike është një kompjuter personal. Në dëshminë e tij Frig, ka shtuar se gjatë vizitës në Shqipëri ka qëndruar në një hotel në Tiranë, ndërkohë ka zhvilluar dhe një takim me një biznesmen të njohur në kryeqytet por pa dhënë identitetin e tij. Gjatë ditës së djeshme prokuroria ka sekuestruar dhe një kopje të regjistrit të hotelit ku ka qëndruar Yoram Frig në Tiranë. Ndërkohë pritet që të zbardhet dhe identiteti i biznesmenit me të cilin Frig ka pasur kontakte. Yoram Frig për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2011. Nuk dihet me saktësi se cili ka qenë qëllimi i kësaj vizite, por pas kësaj 51 vjeçari ka vizituar Shqipërinë dhe katër herë të tjera. Frig rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael çka shton dyshimet se ai ka njohje nga përgjimet. Emri i tij është bërë publik dhe gjatë skandalit të ?Panama Papers? si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore. Për prokurorinë ka dyshime se qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka qenë pikërisht përgjimi i paautorizuar i personave të ndryshëm.