Ora News – Petro Luarasi: Ju rrëfej aksidentin e gruas sime

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një fatkeqësi familjarë ka shërbyer si ogur që Petro Luarasi të bëjë një apel të fortë për shoqërinë. Vetëm pak ditë më parë një 21 vjeçar ka aksidentuar bashkëshorten e tij ndërsa Petro apelon që të ketë më shumë përgjegjësi nga përdoruesit e rrugës pasi sipas tij vetëm duke dënuar krimin mund të mbrohet jeta.
Aksidentet tragjike me dëmtime të rënda apo me humbje jete nuk janë të pakta në akset e Shqipërisë. Më i fundit ka ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit pikërisht përballë Presidencës, ku një automjet ka goditur shtetasen Monika Luarasi e cila aktualisht ndodhet në reanimacion në spitaline Traumës. Petro Luarasi bashkëshorti i Monikës rrëfen momentet e aksidentit.
Petro Luarasi: Një makinë me një shpejtësi të llahtarshme e drejtuar nga një 21-vjeçar i cili nuk e kishte as makinën e tij ka aksidentuar nënën e dy fëmijëve e cila është në gjendje kome në Spitalin e Traumës.
Ai ka një apel për instancat shtetërore por edhe për vetë drejtuesit e mjeteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/petro-luarasi-ju-rrefej-aksidentin-e-gruas-sime/

Free Traffic Exchange