Ora News –Basha: Kemi mekanizma demokratike për të penguar zgjedhjet fasadë

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk do të lejojnë mbajten e zgjedhje farse, duke iu referuar këtu edhe dekretimit të datës së zgjedhjeve në Kavajë.
Basha tha se opozita i ka të gjitha mekanizmat për të bllokuar zgjedhjet. Ai tha se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve sepse sipas tij nuk do të ketë zgjedhje farse.
Pjesë nga intervista
Basha:Qëndrimi i PD dhe i gjithë opozitës është shprehur tashmë, PD, opozita dhe shumica dërrmuese e qytetarëve që prej 18 shkurtit ndodhen në një lëvizje qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të lira, as nuk do të pranojnë dhe as nuk do të lejojnë zgjedhje farse, zgjedhje me krimin, drogën dhe për ketë kushti i patjetërsueshëm është largimi i Edi Ramës dhe formimi i një qeverie teknike me vullnet të të gjithë forcave politike që do të krijojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe duke zbatuar ligjin e dekriminalizimit.
Dua të ndaj sot lajmin e shkëlqyer për mbështetjen që kam marrë nga të gjithë bashkëbiseduesit e administratës Trump për kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për betejën e qytetarëve për të mos lejuar asnjë standard tjetër përvec standardit europian dhe euroatlantik.
Nuk presim zgjidhjen nga të huajt, sepse po të prisnim zgjidhje nga të huajt nuk do të ishim në këtë ditë të 35 të një protestë të paprecedente.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-ne-kavaje-basha-nuk-do-lejojme-zgjedhje-farse/