Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vazhdon debati për vendimin e marrë një ditë më parë nga 4 anëtarë të tij për të mos u hequr mandatin kryebashkiakeve Adriatik Zotjak dhe Termet Peçi, të cilët sipas Prokurorisë, preken nga ligji i Dekriminalizimit.
Nënkryetarin e këtij institucioni, Hysen Osmanaj thotë se me vendimmarrjen e së enjtes KQZ-ja shkeli ligjin.
Hysen Osmanaj Nënkryetar i KQZ-së
?Vendimmarrja e paligjshme, një shoë politik për të shpëtuar dy kryebashkiakë. Kemi barazuar qefaliajn me persona që janë në kushtet e ndalimit.?
Por Kryetari i KQZ-së, Denar Biba thotë se kryebashkiaku i Polianit, Zotkaj është I rehabilituar për veprën penale të ngritur nga prokuroria ndërsa masa me gjobë ndaj Pecit nuk e bën kryebashkiakun e Tepelenës subjekt të dekriminalzimit.
Denar Biba
?Neni 5 pika 1 e tij kërkon vetëm deklarimin e shkaqeve që çojnë në ndalimin e sipas ligjit jo fare ke bërë ti. Është rehabilituar në kuptim të ligjit. Ligji në formular të detyron të deklarosh vetëm të dhëna që lidhen me dekriminalzim,in, për veprat e tjera ti nuk penalizohesh.?
Për Osmanajn, KQZ-ja ka ndjekur praktikë të ndryshme për rastet e mëparshme.
Osmanaj
?Kemi ndryshuar standardin ne i hoqëm mandatin një deputeti për të njëjtën arsye.?
Në formularin e dekriminalzimit si dhe në pikën tre të ligjit thuhet se deklarimi i rremë ose mos deklarimi përbën vepër penale. Por Biba thotë se ndryshe nga organi ii akuzës që I jep përparësi formularit, KQZ vendimmarrjet i bazon mbi ligjin e dekriminalzimit. Ndërsa Osmanaj e kundërshton.
Denari Biba
?Ky është leximi më i keq që i bëhet formularit. Ky është konflikti që ka nis KQZ prokurori bazuar mbi ligjin, si e lexojmë atë, KQZ ka përparësi ligjin, Prokuroria formularin?.
Osmanaj
Goditëm për vdekje ligjin e dekriminalzimit.
Pavarësisht debatit, me vendimmarrjen e te enjtes KQZ rrëzoi përfundimisht kërkesën e prokurorisë për t?i hequr mandatin dy kryebashkiakëve Zotkaj e Peçi, nëse Prokuroria nuk do të sjellë të tjera prova e fakte ndaj këtyre zyrtarëve.
Tv Klan