Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar për të gjitha segementet e tregut të ngarkim, shkarkim, import, depozitim dhe shitje me shumicë të gazit të lëngshëm të naftës për konsum familjar dhe biznes.
Në mbledhjen e 21 marsin katër anëtarët e autoritetit morën këtë vendim pas një hetimi paraprak të kryre nga ky institucion për produktin e gazit të lëngshëm.
Hetimi i Thelluar do të përfshijë periudhën kohore Maj 2015 deri Shkurt 2017 dhe raporti i hetimit duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se gjashtë muaj nga marrja e këtij vendimi.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës këto ndërmarrje shfaqin sjellje të bashkërenduar lidhur me çmimin e shitjes me shumicë të gazit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/hapet-hetimi-per-9-kompani-te-tregtimit-te-gazit-te-lengshem/