Pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova luajnë në të njëjtën ditë dhe orë kjo nuk ka penguar tifozë të shumtë nga Kosova të jenë të pranishëm në Shkodër për të ndjekur përfaqësuesen e Kosovës në përballjen ndaj Islandës.
Pak orë para ndeshjes, në festë si zakonisht, tifozët kosovarë besojnë në një rezultat pozitiv të Kosovës ndaj Islandës.
Madje, ka prej atyre që besojnë se ndaj Islandës mund të vijë edhe fitorja e parë e Kosovës në këto ndeshje eliminatore.
Por, ato nuk harrojnë ti urojnë suksese edhe Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Italisë.
Itali - Shqipëri dhe Kosovë - Islandë luhen në orën 20:45, ku Kosova ndeshjen e saj si vendase e luan në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodrës.