Report TV - Vettingu, vetëm 1/4 e aplikantëve plotësojnë dosjen për në garë

2017-07-04 0

Kriza politike me Vettingun mesa duket ka stepur dhe vetë të interesuarit për të bërë skanimin e drejtësisë shqiptare.

Nga 164 kandidatë për anëtarë të 2 komisioneve të vettingut, vetëm 40 kanë plotësuar dosjet për t?u përfshirë në mënyrë korrekte në garë.

Pikërisht mungesa e dokumentacionit të tyre detyroi Kuvendin të rikthente procesin pranë zyrave të Avokatit të Popullit.

Fillimisht duke rihapur aplikimet dhe për kandidatë të tjerë, por më pas duke i lënë afat 1 javë kandidatëve ekzistues për të plotësuar siç duhet dosjet. Por kur kanë mbetur dhe 3 ditë nga skadimi i këtij afati, vetëm ¼ kanë shprehur interes për t'u rifutur në garë.

Free Traffic Exchange