Veliaj: Nga 2 prilli qeset në supermarket do të blihen me lekë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga data 2 prill qeset e vogla në supërmarket do të kushtojnë 3 lek ndërsa qeset e mëdha 5 lekë.Kështu deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot në ambjentet e ?Pazarit të Ri?, ku ai vetë nënshkroi marrëveshjen me përfaqësues të supërmarkteve më të mëdha në kryeqytet.?Nga data 2 prill, nga e hëna e parë, qeset e vogla do të kushtojnë 3 lek dhe qeset e mëdha 5 lek, jo për të kompesuar çmimin por për të qënë aty si një barrierë psikologjike që çdokush të thotë nuk e dua fare qesen sepse kam trajsen apo çantën time.Të reduktukojmë masivisht përdorimin e qeseve në Tiranë. Veliaj vuri në dukje se kryeqyteti është më i pastër ndërsa tha se ambicia e tij si kryetar bashkia është që në 2030 në kryeqytet të jenë mbjellë 2 milion pemë.?Ambicia jonë është që deri në 2030 të shkojmë në atë që duhet pylli orbital, për të mbjellë 2 milion pemë në të gjithë tiranën. Pse e them këtë për disa arsye. Ne jemi një nga qytetet që kemi sëmundshmëri të lartë tek mushkritë, kjo vjen kryesisht prej ajrit të ndotur. Ndaj ne do të na duhet të marim disa vendime të guxishme që qyteti të oksigjenohet, që të kemi një ajer të pastër?.Sakaq, Veliaj vuri në dukje se ky vendim do të nisë një epokë të re tranformimi, çka do të ulë edhe nivelin e ndotjes.?Unë besoj se vendimi më i guximshëm që kemi marë deri më sot, në këtë fushatë për gjelbërimin dhe pastrimin e Tiranës është ky i sotmi. Nis një epokë transformimi që do mbajë pastër qytetin tonë. Ne kemi 100 ton qese që përdoren çdo muaj në Tiranë?, tha ai.

Free Traffic Exchange