Kufoma e gjetur sot në detin Jon, 1 milje larg bregut të Sazanit dyshohet se i përket një prej trafikantëve, gomonia e të cilëve u gjet e braktisur më 11 mars me rreth 1 ton drog në bord.
Aktualisht kufoma ndodhet në ambientet e morgut të Vlorës, ku ekspertët mjekoligjorë po punojnë për identifikimin e tij dhe shkaqet për humbjen e jetës.
Viktima është e seksit mashkull i moshës rreth 35 vjeç. Policia e Vlorë ka njoftuar të gjithë familjarët të cilët kanë deklaruar për të afërmit e tyre të zhdukur.