Partia Demokratike paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkinë Kavajë.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se PD nuk do marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor me Ramën kryeministër.
"PD s'do të marrë pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Me Ramën s'ka zgjedhje as më 7 maj as datë tjetër", u shpreh Paloka.
Ai tha se Nishani zbatoi detyrimin kushtetues por pavarësisht kësaj, PD nuk do bëhet pjesë e këtyre zgjedhjeve.