Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është shoqëruar me debate sot seanca e Kuvendit mes deputetëve socialistë dhe deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi.
Një përballje nuk mungoi edhe mes Shalsit dhe Blushit, dikur miq të vjetër, madje siç tha Shalsi falë tij ishte futur në politikë.
Shalsi apeloi Blushin të mos sulmojë çdo socialist që merr detyrën e Ministrit për shkak të miqësisë me Edi Ramën.
Në replikë, Blushi tha se nuk i vjen keq që është bërë Ministër, madje duhet të ishte bërë më herët.
Ai tha se mes tyre qëndron projekligji i plehrave. Blushi zgjidhi edhe gjëegjezën që ua dha detyrë shtëpie kolegëve socialistë një muaj më parë.