Report TV - Berat, zbulohet laboratori me 1.2 ton kanabis në Lapajn

2017-07-04 1

BERAT-Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e kësaj të enjteje është zbuluar një laborator me rreth 1.2 ton kanabis, në fshatin Lapajn të qarkut të Beratit. Ky fshat ndodhet mes Skraparit dhe Beratit. Laboratori shërbente për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë hetim është shmangur policia lokale për shkak të rrezikut për dekonspirim të operacionit.