Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi thotë në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, se ka një angazhim më të madh të Rusisë, por Shqipëria nuk është synimi i tyre në Ballkan.
Ajo deklaron se të lidhësh protestat e opozitës me ndikimin rus është ligësi. Ish-ambasadori shqiptar në Rusi, Shyqyri Vukaj thotë se Rusia historikisht ka qenë kundër Shqipërisë dhe ajo është fajtore për copëtimin e trojeve shqiptare.
Fatos Klosi, ish-shefi i SHISH thotë se Rusia nuk ka qenë në këtë situatë ekspansioni që është sot, ndërsa ish-ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku shprehet se influenca ruse fillon nga Kaliningradi dhe përfundon në Shkup.
Harxhi: Duket se nuk ka një kërcënim real në Shqipëri dhe më duket i ekzagjeruar artikulimi i ditëve të fundit. Në Ballkan është real, në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni. Rusët nuk do të dëshironin që në këto momente të infiltronin kaq hapur pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s.
Dalja e tyre në ujërat e ngroha po synohet nga Mali i Zi. Unë nuk e shoh atë ndikimin në Shqipëri përveç disa materialeve informative, përveç radios Russia Today që ka nisur transmetimet para dy vitesh. Shoh një angazhim më të madh të ambasadorit rus, për sa i përket takimeve që janë transparente disa dhe disa jo transparente kuptohet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/harxhi-deklaratat-e-ambasadorit-rus-ne-tirane-pak-te-cuditshme/